Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Zvicer, I. Gjoni mori pjese ne aktivitetin e organizuar me nismen e kryetareve te Lidhjes se Arsimtareve dhe Prinderve Shqiptare(LAPSH) te kantonit te Argaut dhe atij te St. Gallen, respektivisht Riza Dema e Vaxhid Sejdiu, „Ditet e Shkolles Shqipe.“
Seria e aktiviteteve nisi dje me tryezen kushtuar organizimit te shkolles shqipe me teme „Si ta bejme shkollen shqipe me mire“.
Ne kete aktivitet, i cili u zhvillua ne Spreitenbach, ishin te ftuar edhe perfaqesues te Ministrise se Arsimit te Republikes se Kosoves, asaj te Diaspores, akademiket prof.dr. Zymet Neziri, prof. dr. Teki Kurti, prof. Dr. Frasher Demaj.
Diskutantet evidentuan problematikat, ofruan mendime e sugjerime si te permiresohet situata e mesimdhenies se gjuhes shqipe, nenvizuan nevojen e masivizimit te pjesmarrjes dhe ndergjegjesimit per domosdoshmerine e nxitjes se femijeve e prinderve per nevojen e arsimimit ne gjuhen e kulturen shqipe si dhe u bene apel institucioneve shteterore te jene me konkrete e te pranishme ne mbeshtetje te procesit te mesimit te gjuhes shqipe. Konkluzionet, sugjerimet e kesaj tryeze do ti percillen Konferences se 15 te arsimit ne diaspore qe do te zhvillohet ne Kosove ne 1-3 Gusht 2019 ne bashkepunim mes dy ministrive te arsimit te Shqiperise e Kosoves dhe mesimdhenesve nga diaspora.