Me ftesë të z.Esat Likaj, themelues dhe drejtues i Kompanisë Ndërtuese "Lika", në Kanton Zyrih, Ambasadori i RSH-së në Bernë, z.Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, në fundjavë (28.10.2023) vizituan ambientet e kësaj kompanie dhe u njohën nga afër mbi rezultatet dhe të arriturat mbresëlënëse të kësaj Kompanie, e cila për vetëm 11 vite ka arritur në dhjetëra projekte në vendet më të rëndësishme të Zvicrës.
Padyshim është një histori motivuese dhe tregues të qytetarit shqiptar të integruar shumë mirë në shtetin helvetik.
Z.Likaj, i shoqëruar nga i vëllai Fatmiri dhe bashkëpunëtori Arbëri, bëri një prezantim detajues mbi projektet aktuale dhe shprehu interesin e investimeve në Shqipëri.