Ambasadori Nano merr pjesë në promovimin e librit kushtuar Diplomacisë shqiptare ne OKB

Më datë 27 tetor 2023, Ambasadori i RSH-se në Bernë, z. M.Nano, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë, kushtuar “Diplomacisë shqiptare në OKB për çështjen e Kosovës ndër vite pa u ndal”, duke sjell në Zyrih dy figura të njohura shqiptare, siç ishin ish-Ambasadorët z.Pëllumb Kulla dhe z.Ksenofon Krisafi, të cilët kanë shërbyer pranë OKB-së në Nju Jork dhe Gjenevë.

Në aktivitetin e mbajtur në ambientet e Bibliotekës “Pestalozzi” të drejtuar nga znj.Suela Jorgaqi, Ambasadore Kombi, morën pjesë diplomatë, intelektual, sipërmarrës/e shqiptarë, artist, regjisor si Leonard Bombaj e të tjerë.

Të pranishmit i përshëndetën dy Ambasadorët, ai i RSH-së, në Bernë, z.Mustafa Nano dhe Ambasadori i RMV-së z.Rexhep Demiri. Ambasadori z.Nano në fjalën e tij përshëndetëse foli para të pranishmëve për rolin e dy figurave të diplomacisë shqiptare si z.Kulla dhe z.Krisafi dhe kontributin e tyre në kohën më të vështirë të kombit, siç ishte lufta në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, z.Nazmi Jakurti, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre si dhe vlerësoi lartë duke falënderuar për kontributin si z.Kulla ashtu dhe z.Krisafi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00