Ambasadori takon përfaqësuesit e Projektit Shqiptaro-Zviceran

Në datë 29 qershor 2022 në Ambasadën e RSH-së në Bernë, Ambasadori, I.Gjoni priti në një takim Zv.Drejtoren e  Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar nga Instituti Federal Zviceran i Pronësisë Intelektuale (IPI),  znj. Nathalie Hirsig, Koordinatoren e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP), znj.Olga Allemann dhe bashkëpunëtoren e projektit, znj.Borana Kalemi.
Përfaqësuesit nga IPI prezantuan projektin Shqiptaro-Zviceran me vlerë prej 1.5 milionë franga, fonde të Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) i cili do të realizohet brenda një periudhe katër vjeçare. Ata vunë theksin tek sfidat e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale në Shqipëri për të parandaluar dhe luftuar piraterinë dhe falsifikimet e vazhdueshme, rritjen e ndërgjegjësimit për PI-në si dhe forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të subjekteve të specializuara të PI në Shqipëri. 
Pjesëmarrësit në këtë takim garantuan se ngritja e kapaciteteve teknike nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet homologëve zviceranë dhe shqiptarë, programeve arsimore dhe kontributit të ekspertëve, do të vazhdojnë edhe më tej.
Ambasadori  nga ana e tij shprehu mirënjohjen kundrejt autoriteteve zvicerane për këtë kontribut kaq të rëndësishëm për shtetin shqiptar dhe siguroi gjithë mbështetjen e Ambasadës dhe të strukturave shtetërore në zbatimin e këtij projekti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00