Gjatë fundjavës, (18.11.2023), Ambasadori M.NANO, mori pjesë në aktivitetin kulturor të artistit të mirënjohur, Z.Anri Sala, të mbajtur në Bazel.
Veprat e artistit kontemporan me famë botërore, Anri Sala, publikohen në muzeumet më të rëndësishëm të botës si muzeu “Tate” në Londër, Muzeu i Artit të Tel Avivit, “Guggenheimit”, Art Institute of Chicago, Haus der Kunst e Mynihut etj. Sala është vlerësuar dy herë në vitin 2011 dhe në vitin 2013 me cmimin “Absolute Art” në Bienalen e Venecias (ku përfaqësoi Francën). Në 2014, ai u nderua me çmimin prestigjioz “Vincent” të artit modern. Ndërsa revista “Le Journal des Arts” e ka shpallur për herë të tretë si artistin më të mirë të Francës.
Kësaj radhe në Bazel, një nga veprat e tij po shfaqet aktualisht në ekspozitën "Out of the Box", me të cilën Basel Schaulager po feston 20 vjetorin e saj në prag të “Art Basel”. Në filmat dhe instalacionet e tij, Sala eksploron çështje socio-politike.
Ambasadori Nano, shkëmbeu disa biseda me Z.Sala, pas përfundimit të aktivitetit të tij si dhe ndoqi nga aferë videon e tij të fundit.