Me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të Prinicipatës së Lihtenshteinit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme Dr. Aurela Frick organizoi një Program festiv. Në këtë Program morën pjesë, Princi i Kurorës së Lihtneshteinit, Shkëlqesia e tij Alois von und zu Liechtenstein, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së Jan Eliasson, Kryeministri z. Adrian Hasler, Zëvendëskryeministri Thomas Zwiefelhofer, përfaqësues të lartë të Prinicipatës së Lihtenshteinit, trupi diplomatik, etj.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit z. Ilir Gjoni. Gjatë aktivitetit, ambasadori Gjoni, u takua me Kryeministrin, z. Hasler zv\Kryeministrin dhe ministrin e ekonomisë z. Zwiefelhofer, ministren e jashtme Dr. Frick, si edhe ministren e infrastrukturës, kulturës dhe sporteve znj. Marlies Amman-Marxer, me të cilët diskutoi për mundësitë e rritjes së këmbimeve ekonomiko-tregëtare dhe në fushën e kulturës mes Shqipërisë dhe Prinicipatës së Lihtenshteinit.
Ambasadori i parashtroi ministres së jashtme Frick, ftesën e ministrit të jashtëm z.Bushati për të realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë të cilën ajo e pranoi me kënaqësi.
Shqipëria dhe Prinicipata e Lihtenshteinit kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 23 prill 1993. Që nga ajo kohë, këto marrëdhënie ndër vite kanë ardhur duke u konsoliduar.