Ceremoni përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit

Më 29 janar 2018, Trupi Diplomatik i akredituar në Bernë ku ishte i pranishëm dhe Ambasadori i RSH ,z.Ilir Gjoni, në bashkëpunim me Komunitet Hebre të Zvicrës organizuan në qendrën Jehudi Menuhim një ceremoni përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.

Pjesmarrësit dëgjuan kumtesat e Dr. Herbert Winter, President i Federatës së Komuniteteve Hebreje të Zvicrës,z. Dominique de Buman, President Këshillit Nacional të Zvicrës, Ambassadorit Benno Bättig, Kryetar i IHRA. U përurua nga ambasadori i Izraelit, Jacob Keidar, ekspozita “Përtej Detyrës" në homazh të diplomnatëve të vendeve të ndryshme që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë LIIB. Të pranishmit dëgjuan edhe dëshmitë e Z. Gábor Hirsch, i mbijetuar i Aushvicit-Birkenau.

Kjo është një dite e madhe dhe e rëndesishme per çdo individ, por më shumë për çdo komb. Ne kujtojmë momentet e lavdishme të historisë tonë ku një prej pikave kulmore është dhe kontributi i njohur ndërkombëtarisht i shqiptarëve në mbrojtjen e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ato kohë tmerri kishte njerëz të mirë e fisnike, të cilët iu kundërvunë çmendurisë naziste me thjeshtësinë e njeriut të zakonshëm që e do jetën dhe ndihmon të tjerët, më të pafatët, paçka se të ndryshëm nga kombësia apo kultura. Ky është populli ynë, ndonëse i vogël, i varfër, por me një zemër të madhe e fisnike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00