Ceremonia e inaugurimit të edicionit të tretë të Lausanne Mediteranne, dedikuar gjithë hapësirës shqiptare

Më datë 28 shtator 2019, çeli siparin edicioni i tretë i Lausanne Mediteranne dedikuar gjithë hapësirës shqiptare. Lozana sot flet shqip dhe është e zbukuruar me dhjetra flamuj shqiptarë si dhe mjaft stenda ku prezantohen artikuj të ndryshëm artizanalë e veprimtari të ndryshme të shoqatave shqiptare si ajo e shoqatës së studentëve shqiptarë të Lozanës e LAPSH- Lozanë apo stenda me produkte kulinarie.Në nje ceremoni madhështore në qender të qytetit të Lozanës, pjesmarrësit i përshëndeti kryetari i bashkise së këtij qyteti Gregoire Junod dhe ambasadori i RSH në Bernë Ilir Gjoni.

Përgjatë një jave të tërë do të ketë një seri aktivitetesh kulturore, artistike, do te prezantohen libra e filma shqiptarë dhe do te ketë mjaft shfaqe kulturore nga grupe të ndryshme artitike shqiptare. Komuniteti shqiptar në Lozanë dhe ne pergjithesi ne Kantonin Vaud, është ndë komunitetet me të rëndësishme e mirëintegruara.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00