COVID-19/Rregullat e reja për të hyrë në Shqipëri

Nga data 06 shtator 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jeni pajisur me:

• Pasaportë vaksinimi jo më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; OSE

• Test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes; OSE

• Test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes; OSE

• Dokument që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;

• Këto kritere aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;

• Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto kritere. 

• Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit

Për më shumë informacione klikoni mbi linkun e mëposhtëm:

http://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-te-h...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00