CVODI-19 / Rregullat për udhëtimet drejt Zvicrës

Duke filluar nga data 1 prill 2022, për udhëtimet drejt Zvicrës aplikohen këto rregulla: 

Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm nëse paraqesin certifikatën e vlefshme të lëshuar nga autoritetet shqiptare kur : 

- janë plotësisht të vaksinuar

- ose kanë provë që janë shëruar nga Covid-19, vlefshmëria e dokumentit të shërimit fillon nga dita e 11 deri në ditën e 180 nga infektimi. 

Nga këto rregulla përjashtohen personat e pajisur me dokument qëndrimi apo shtetësi të vendeve Schengen, si dhe rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme siç mund të shikoni në linkun e mëposhtëm:  

https://www.sem.admin.ch/sem/en/home/sem/aktuell/faq-einreiseverweigerung.html#accordion_352780471649236391113 

Për të kontrolluar rast pas rasti detyrimet para udhëtimit vijoni me plotësimin e të dhënave tuaja në linkun e mëposhtëm:

https://travelcheck.admin.ch/home/ 

Për informacion më të detajuar  klikoni në faqet zyrtare të: 

Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):

https://www.sem.admin.ch/sem/en/home.html/

 Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):

https://www.bag.admin.ch/bag/en/home.html/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00