Dita informative për Ambasadorët e akredituar në Principatën e Lihtenshteinit

Dita informative për ambasadorët e akredituar në Principatën e Lihtenshteinit këtë vit ju dedikua ekonomisë së këtij vendi.

Trupi diplomatik u përshëndet nga Kryeministri i Principatës z. Daniel Risch, zv/kryeministrja znj. Sabine Monauni, Ministrja e Jashtme Dominique Hasler si dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë z.Fabian Frick.

Dita e Informimit të Ambasadorëve tashmë është kthyer në traditë. Gjatë një ditë, ambasadorët e akredituar në Lihtenshtein prezantohen me arritjen dhe zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Gjatë këtij aktiviteti, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori i RSH, I. Gjoni, të ftuarit vizituan tre ndërmarrje dhe mundën të shihnin nga afër përpjekjet e këtyre kompanive për tu përballur me sfidat e ardhshme të tregut. Fokusi i takimeve ishte inovacioni dhe qëndrueshmëria. Një ndër firmat e vizituara ishte dhe kompania e mirënjohur e prodhimit të pajisjeve të ndërtimit Hilti e cila ka dhe një degë të sajën në Shqipëri.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00