Datë 17.02.2024 / Urime të pafundme për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të madhe! Për 16 vjet pavarësi të Kosovës, një urim i veçantë për vullnetin dhe rezistencën e tyre të pandalshme në kërkimin e Lirisë dhe Pavarësisë. Në këtë ditë, le të festojmë suksesin e një kombi të bashkuar dhe të shpresojmë për një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ambasada e RSH-së në Bernë u uron gjithë bashkëkombësve, e në veçanti atyre në Zvicër Gëzuar nga mot Kosovën e lirë e të pavarur!