Me mbështetjen e Ambasadës së RSH-së në Bernë dhe në përpjekje për të promovuar dhe ruajtur kulturën dhe gjuhën shqiptare ndër breza, një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe është hapur në qytetin e Romanshorn, Kanton Turgau.
Hapja e klasave të reja dhe përpjekja e Ambasadës, ka për qëllim të ofrojë mundësi të reja për fëmijët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë, duke i ndihmuar ata të mësojnë dhe përforcojnë gjuhën e tyre amtare.
Mësimi filloi të mërkurën dhe zhvillohet nga mësuese Valbona Alili, të cilës Ambasada I uron suksese!
Klasat shqipe në Zvicër nuk janë thjeshtë vetëm një vend për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të forcuar identitetin tonë kulturor dhe për të ndërtuar ura lidhëse mes brezave.
Ky hap i rëndësishëm është një dëshmi e përkushtimit të veprimtarëve dhe prindërve të komunitetit shqiptar në Zvicër për të ruajtur dhe promovuar kulturën dhe gjuhën e tyre, duke u siguruar që brezat e rinj të kenë mundësinë të ndjekin trashëgiminë e tyre me krenari dhe dashuri.