Më datë 27 shtator 2023, Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore e Zvicrës, publikoi njoftimin mbi hyrjen në fuqi të marrëveshjes për sigurimet shoqërore të nënshkruar në 18 shkurt të vitit 2022 në Tiranë mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje hyn në fuqi më datë 1 tetor 2023.
Kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.