Nga 23-26 janar 2018, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i shoqëruar nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.
Në Forumin e Davosit marrin pjesë 70 kryetarë shtetesh/qeverish, 1900 krerë të biznesneseve më të mëdha në botë, mbi 200 udhëheqës të mediave nga e gjithë bota, përfaqësues të shoqërisë civile, të brezit të ri, teknologë dhe mendjet më të ndritura në botë. Në Forumin e Davosit do të diskutohen tema të ndryshme në mbi 120 seanca, të cilat do të fokusohen në gjallërimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, problemet e përbashkëta mes vendeve, pasqyra ekonomike botërore dhe parashikimi vjetor për ekonominë globale, fuqia e ideve të mëdha, revolucioni i katërt industrial ,zëvëndësimi i njeriut nga makinat dhe efektet e tij, ndryshimet klimatike, etj
Në këtë Forum, agjenda e Kryeministrit Rama do të jetë shumë e ngjeshur dhe e larmishme. Ai do të zhvilloje takime me homologë të vendeve të ndryshme, liderë botërorë të biznesit, pëfaqësues mediash etj.Ndër të tjera z. Rama do të jetë pjesmarrës edhe në Sesionin me temë "Renew Europe: From Bold Ideas to Bold Action"; në sesionin e Takimit të Liderve Ekonomike Boterore me temë " Një Dritare Mundësie për Europën", në Konferencën e titulluar "Dialogu Diplomatik/Ballkani Perendimor" me pjesmarrjen e gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor (Boyko Borisev, Kryeministër i Bullgarisë, Dusko Markoviç Kryeministër i Malit të Zi, Andrej Plenkoviç, Kryeministër i Kroacisë, Hashim Thaçi, President i Kosovës, Aleksander Vuçiç Kryeministër i Serbisë, Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë, Murat Cetinkaya, Guvernator i Bankës Qëndrore të Turqisë si dhe z. Johannes Hahn, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin i Bashkimit Europian, z. Jeffrey D. Feltman, zv/sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Politike, Departamenti i Çështjeve politike të OKB).
Edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh, ku veçojmë sesionin e posaçëm të titulluar "New Leaders for Europe",takime bilaterale me homologe të tij, si dhe me z. Miroslav Lajçak, Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.