Në datë 15 mars 2018, kryetari bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë, zoti Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë pune në bashkinë e qytetit të Lozanës me ftesë të homologut të tij, kryetarit të bashkisë së Lozanës, zotit Gregorie Junod. Vizita e organizuar me nismën e portalit informativ në gjuhën shqipe Albinfo dhe drejtuesit të saj Bashkim Hiseni, përveç vizitave në sektorë të ndryshëm të veprimtarisë se bashkisë së Lozanës siç ishte impianti modern i përpunimit të plehrave apo ndërmarrja e ujesjëllesit të Lozanes pati si moment kulmor pritjen dhe bisedimet në Bashkine e Lozanës nga ana e kryetarit Junod.
Në bisedime mes të dy kryetarëve të bashkive u ra dakord vendosja e një marredhenie bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme siç ishte ajo e kulturës, sportit dhe organizimit të veprimtarive të përbashketa. Me pas të dy kryetarët e bashkive bënë një prezantim të bisedimeve dhe çështjeve të dakordësuara përpara një audience mes qytetarëve të Lozanës dhe anëtare të diasporës shqiptare që jeton në këtë qytet. Zoti Junod, vleresoi komunitetin shqiptar në Lozane si nga më të rendesishmit e më të integruarit, duke e cilësuar njëherazi si një vlerë dhe aset të çmuar të qytetit.
Zoti Veliaj e ftoi homologun e tij të vizitoje Tiranën, ftese e cila u pranua me kënaqesi.
Në bashkëbisedimin me qytetaret e Lozanës u be dhe prezantimi i sitit më të ri për promovimin e turizmit në Shqiperi dhe Ballkan, Ballkans.ch nje nismë e shqiptares Aina Hoti në bashkëpunim me Albinfo.
Kryetari bashkisë së Tiranës dhe delegacioni i Bashkisë gjatë kësaj vizite u shoqëruan nga ambasadori i RSH në Zvicër, Ilir Gjoni.