Ambasada Shqiptare, shtëpia botuese Orte dhe kengëtarja e mirënjohur e muzikës Jazz në Zvicër, Elina Duni, organizuan mbasditen letrare me titull “Lyrik aus Albanien” në teatrin Herzbarake në Zyrih. Për zviceranët peisazhi letrar e kulturor shqiptar është territor i panjohur. Kjo nxiti shtëpinë botuese Orte, të sjellë të përkthyer në gjuhën gjermane, shtatë poetë shqiptarë të brezave të ndryshëm me poezi pjesërisht të pabotuara. Poezitë e recituara nga Annelie Olga dhe këngët shqiptare të kënduara në zhanrin Jazz nga Elina Duni, u mirëpritën dhe u duartrokitën nga publiku zviceran.