Mirë se vini në faqen e Ambasadës së RSH-së në Zvicër

Është privilegj për mua emërimi si Ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshteinit si dhe është nder ti shërbej vendit tim në këtë kapacitet. Ambasada e Shqipërisë në Bernë promovon lidhjet dhe këmbimet mes të dyja vendeve në aspektet politike, ekonomike e kulturore. Shqipëria përshëndet me mirënjohje ndihmën e vyer ekonomike të ofruar nga Zvicra gjatë tre dekadave të fundit pas rënies së sistemit komunist.

Ne mbajmë marrëdhënie të ngrohta e miqësore dhe sëbashku me ekipin e Ambasadës, bëjmë përpjekje për ti fuqizuar këto marrëdhënie më tej, marrëdhënie të cilat gjatë dekadave të fundit janë zhvilluar e fuqizuar në mënyrë dinamike në një sërë fushash me interes të ndërsjellët. Këtu përfshihen edhe shërbimet ndaj qytetarëve shqiptarë, këmbimet e rregullta me bizneset zvicerane si dhe organizimi i veprimtarive kulturore mes dy vendeve tona si dhe marrëdhëniet  direkte mes njerëzve në funksion të një njohje të ndërsjellët sa më të mirë mes dy kombeve tona. Për dekada të tëra, me mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet kanë ardhur në Zvicër në kërkim të mundësive të reja. Të tjerë të detyruar nga persekutimi qoftë politik apo dhe fetar kanë ardhur si refugjatë. Të gjithë janë mirëpritur dhe integruar në shoqërinë zvicerane  të cilën e kanë pasuruar me trashëgiminë e tyre. Kjo diasporë shqiptare domethënëse dhe vitale e shtrirë në mbarë Zvicrën i shton një vlerë të veçantë marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Përveç bashkëpunimit tonë bilateral të frytshëm, si një vend aktiv anëtar i OKB, Shqipëria, për herë të parë në periudhën 2022/2023 do të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Në këtë kapacitet Shqipëria është angazhuar të jetë një partnere e besuar, veçanërisht në luftën për sundimin e ligjit, zgjidhjen paqësore të konflikteve, parandalimin e tyre, çarmatimin etj. Në këtë kuadër, ne bashkëpunojmë ngushtë me Zvicrën e cila do të marrë vendin e anëtares së përkohshme të KS të OKB në vitin pasardhës.

Të nderuar qytetarë, nëse nuk do të mund të gjeni informacionin e kërkuar në faqen e Ambasadës Shqiptare, Ambasada do të jetë e gatshme të ofrojë informacion shtesë dhe tju asistojë kurdo që do të jetë e nevojshme një gjë e tillë, ashtu siç dhe do të mirëpresim komentet apo sugjerimet tuaja për përmbajtjen e kësaj faqe. Do tju jem mirënjohës për çdo lloj ndihme që do të ofroni në këtë përpjekje tonën. Ju mund të ndiqni veprimtarinë e Ambasadës apo tërhiqni informacion të vlefshëm edhe përmes llogarive tona në Facebook dhe Twitter.

CV e Ambasadorit
 
Ilir Gjoni është lindur Tiranë 20 Prill 1962.  Ai është diplomuar vitin 1985 Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega e gjuhës Angleze.  
 
Zoti Gjoni ka dy Mastera; një Diplomaci fituar Akademinë Mesdhetare Studimeve Diplomatike Maltë (1991-1992) dhe nji për Cështje Sigurisë Kombëtare Shkollën Pas Universitare Navale Monterey Kalifornisë (2002-2004). 
 
Z. Gjoni ka një përvojë punë gati 30 vjecare institucione ndryshme qeveritare e jo qeveritare. Ai ka punuar Diplomaci (MPJ) për gati 10 vjetë, (1985-1994), gazetari si redaktor për cështjet ndërkombëtare një prej gazetave mëdha pavarura vend        ( Koha Jone).  
 
Ilir Gjoni ka punuar gjithashtu për organizatat ndërkombëtare sic është UNHCR funksionin e Oficerit ndërlidhës për Zyrën e Tiranës (1997-1999). 
 
Përvoja e punës Z. Gjoni  përfshin gjithashtu një periudhë relativisht gjatë kryerjes funksioneve larta shtetëtore ku përfshihet shërbimi si Drejtor i Kabinetit Kryeministrit (1999-2000); respektivisht Ministër i Mbrojtjes dhe i  Rendit Publik.  
 
Zoti Gjoni është zgjedhur deputet i  Kuvendit Shqipërisë   dy Legjislatura (2001-2005; 2009-2013).
 
Ilir Gjoni flet rrjedhshëm gjuhën Angleze si dhe kupton e flet gjuhët Frënge e Italiane
 
Ai është i martuar dhe ka dy djem.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00