Në “Ttheâtre de la Madeleine” të Gjenevës, para shumë artdashësve shqiptarë e të huaj aktori ynë i madh Mirush Kabashi, i dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe bartës i dhjetëra mirënjohjeve dhe medaljeve në nivel vendi dhe në atë ndërkombëtar ka rrëfyer si asnjëherë më parë satirën “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” të autorit grek Kostas Varnalis.
Mjeshtëria e tij e rrallë në të interpretuar të kësaj vepre me monolog ka bërë që gjatë një ore e më shumë ta mbajë publikun me sy e vesh të përqendruar tek ai. I veshur me mantelin e grisur dhe parukën me flokë e mjekër të gjatë si dhe me fjalën e tij të pastër, Kabashi ka ringjallur Sokratin e vërtetë të gati para dymijë e pesëqind vjetëve.
Kjo monodramë e mrekullueshme e nxjerrë nga thellësia e shekujve e bën Kabashin unikat në fushën e aktrimit.