Në Lozanë prezantohet Xhubleta Shqiptare

Në kuadër të festave të Nëntorit, në qytetin frankofon të Zvicrës, Lozanë, nën organizimin e "Swiss Albania Event", të drejtuar nga znj.Aina Hoti, u prezantua Xhubleta shqiptare.

Në këtë aktivitet, mbajtur më 28 nëntor 2024, ku moren pjesë personalitete shqiptare dhe zvicerane të pjesës frankofone, ishte i pranishëm dhe Ambasadori RSH-së në Bernë, z.Mustafa NANO, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, z.Valon Gashi.

Xhubleta është një veshje 4 mijë vjeçare shqiptare dhe pranimi i saj si pasuri nga UNESCO (një vit më parë), do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.

Ambasadori Nano, në fjalën e tij përshëndetëse thekësoi rëndësinë e kësaj veshje unike, duke thënë se do ta kishin zili gjithë markat e njohura botërore të kostumeve.

E veçanta e kësaj mbrëmje ishte se përveç foto-albumeve të Xhubletës, të pranishmit patën kënaqësinë ta shohin dhe një Xhubletë shqiptare 90-vjeçare, e sjell nga koleksionisti i apasionuar ndaj Xhubletës, z.Kristian Zefi dhe partnerja e tij.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00