Më datë 11 dhe 12 maj 2024, në Uster të Zyrihut u mbajt Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina. Panairi “Lugina2024", i organizuar për herë të dytë nga Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptare të Luginës së Preshevës, ofron mundësi bizneseve nga Lugina të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Zvicër duke kërkuar mundësi për futjen e tyre në tregun zviceran dhe lidhjet e reja me bizneseve shqiptar-zvicerane që veprojnë në Zvicër.
Në hapje të panairit morën pjesë 27 bizneseve, Ambasadori i RSH-së në Bernë z.Mustafa Nano, Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, Konsulli i Përgjithshëm i RKS-së në Zyrih, z.Vigan Berisha, veprimtar etj. Mbështetja e kompanive të tilla përveç se i fuqizon ato ekonomikisht është dhe një element thelbësor i krijimit të vendeve të punës dhe rritjeve të mundësive ekonomike për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes dhe një faktor vendimtar për të minimizuar largimet sidomos të të rinjve nga Lugina.
Ambasadori Nano përshëndeti dhe përgëzoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për këtë veprimtari me interes jo vetëm ekonomik, por dhe patriotik.