Ne 24 Nentor u zhvillua ne Gjeneve aktivitet kulturor me rastin e 28 Nentorit

Ne 24 Nentor u zhvillua ne Gjeneve nje aktivitet i madh e i larmishem me rastin e 28 Nentorit, festes se flamurit. Me nismen e Universitetit Popullor Shqiptar drejtuar nga znj. Albana Krasniqi Malaj dhe mbeshtetjen e Ambasades se RSH te Shqiperise dhe asaj te Kosoves, diaspora shqiptare ne Gjeneve u angazhua ne nje sere aktivitetesh te grupuara ne nje dite intesive ku u perfshine ekspozite me piktura te femijeve, debat i zhvilluar nga te rinjte universitare te cilet trajtuan ceshtje te tilla si transferimi i dijeve ne vendet e origjines dhe ne pergjithesi roli qe te rinjte e arsimuar ne universitetet perendimore mund te luajne ne transformimin e rajonit te Ballkanit. Nje aktivitet interesant dhe qe terhoqi vemendje te madhe ishte dhe tryeza e rrumbullaket me teme Ceshtja Shqiptare sot-Veshtrime te kryqezuara, me pjesmarrjen e mjaft akademikeve e historianeve shqiptare dhe te deputetit zviceran Karlo Sommaruga, anetar i komisionit te politikes se jashtme ne parlamentin Zviceran i cili u ndal te ecuria e marredhenieve te Zvicres me Shqiperine dhe Kosoven si dhe e z. Ueli Louenberger, ish deputet dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar.
Mbremja u mbyll me nje koncert te madh festiv me pjesmarrjen e grupeve artistike si grupi i Struges, Iliret, Rapsodet e Gjeneves etj.
Ne keto aktivitete mori pjese dhe ambasadori i RSh ne Berne , Ilir Gjoni, konsulli i Pergjithshem i Republikes se Kosoves Ramadan Avdiu, i ngarkuari me pune i Republikes se Maqedonise Halim Hyda e mjaft te ftuar te tjere nga Shqiperia, Kosova e trevat shqiptare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00