Një vit nga tërmeti tragjik në Shqipëri

26 nëntor 2020 / Sot një vit më parë vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi dëme të rënda në materiale dhe humbje jete. Këtë përvjetor ne përkujtojmë viktimat e tërmetit, por njëkohësisht shprehim mirënjohjen e popullit shqiptar për qeverinë dhe popullin zviceran për ndihmën e dhënë në rindërtimin e vendit.

Si sot një vit më parë, në mbrëmje të po asaj dite, qeveria zvicerane dërgoi ekipin e parë të ekspertëve të kërkim shpëtim të cilët filluan menjëherë nga puna. Në këtë përvjetor ambasada e RSH në Bernë shpreh dhe një herë mirënjohjen për solidaritetin e shprehur dhe përfitojmë nga rasti për të veçuar kolegët tanë në FDFA, si dhe ekipet e Njësisë së Kërkim Shpëtimit të Ndihmës Humanitare Zvicerane si dhe Redog.

Një vit më pas, Ministri i Jashtëm i Konfederatës zot Ignazio Cassis vizitoi Shqipërinë dhe me këtë raste dhe një nga zonat e prekura nga tërmeti që po rindërtohet falë fondeve bujare të qeverisë zvicerane që kap shifrën e 10.2 milion CHF.

Aktualisht, 228 shtëpi në Shijak po përfitojnë nga granti zviceran prej 1.4 milion CHF për rinovimin e shtëpive dhe përmirësimin e gatishmërisë si pjesë e zotimit zviceran prej 10.2 milion CHF, në konferencën ndërkombëtare të donatoreve në Bruksel.

Po ashtu një falënderim i posaçëm për gjithë pjesëtarët e diasporës shqiptare në Zvicër të cilët u mobilizuan menjëherë në ndihmë të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00