Performance e kater balerineve shqiptare

Ne date 6 tetor 2017, në l'Octogone Theatre de Pully u organizua një performancë e katër balerineve shqiptare Fjorald Doci, Rosella Pellicciotti,Melissa Becovic dhe Robert Nuha. Artistët shqiptarë ndodhen në Zvicër në kuadër të fazës së parë të një projekti të krijimtarisë artistike të quajtur Projekti Tirana-Pully, mes Compagnie Linga dhe Albania Dance Meeting me mbeshtetjen e Fonds Culturel Sud.
Kjo shfaqe koreografike ishte rezultat i punës dy javore të artisteve shqiptare të cilët janë drejtuar nga koreografët me përvojë Katarzyna Gdaniec e Marco Cantalupo te Compagnie Linga. Kjo e fundit që prej pesëmbëdhjetë vitesh ka krijuar lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe Kosovën dhe ka vizituar të dyja vendet shpesh gjatë periudhës 2003-2016.
Gjatë vitit 2018 valltarët do të rikthehen në Pully për një periudhë tjetër 3 javore me synim konkretizimin e punës nën formën e një spektakli me një kast mikst valltarësh shqiptarë dhe të Compagnie Linga.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00