Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, I. Gjoni mori pjesë në festën e Abetares organizuar me rastin e mbylljes së vitit shkollor nga shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Kantonin e Bernës.
Nën drejtimin e kryetares së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për Kantonin e Bernës znj. Saime Isufi dhe koordinimin e mësueses së talentuar e me përvojë të gjuhës shqipe të shkollës së Ostermundigen znj. Ida Jashari si dhë në bashkëpunim me shoqatën artistike kulturore Bashkimi nxënësit dhe prindërit shqiptarë dhanë një koncert të larmishëm me këngë, valle, poezi shqiptare. U shpërndanë po ashtu dhe diplomat për ata nxënës që kanë përfunduar studimet.
Aktivitetin e përshëndeti edhe ambasadori I. Gjoni i cili vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të mësuesve të gjuhës shqipe si dhe domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit të komunitetit shqiptarë për të rritur pjesmarrjen e fëmijëve në klasat e mësimit të gjuhës shqipe si një element i domosdoshëm për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare, përçimin e vlerave tona si komb në shoqërinë pritëse dhe elementiI padisktutueshëm integrimi në shoqërinë zvicerane.