Punimet e Forumit ekonomik me teme“Explore Albania – Agribusiness”

Ne date 23 Maj u zhvillua ne Zyrih forumi ekonomik me teme“Explore Albania – Agribusiness”. Nje shembull i shkelqyer i bashkepunimit efikas mes Ambasades se RSH ne Berne, Agjencise Shqiptare te Investimeve(AIDA), ministrise shqiptare te Bujqesise si dhe nje sere aktoresh te tjere zvicerane e shqiptare si SECO, Banka Boterore,Deloitte Albania, SIPPO Albania dhe Switzerland, Global Swiss Enterprise, SEC+, Albinfo, Konsullata e nderit e Shqiperise ne Zyrih, Rrjeti i Bizneseve shqiptare ne Zvicer etj.
Veprimtaria ishte nje shembull konkret i jetezimit te nje politike pro aktive e te shenjesteruar te qeverise dhe nderthurjes se saj me diplomacine ekonomike. Ambasador i Shqiperise ne Berne I. Gjoni foli per marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve, theksoi faktin qe kuadri ligjor qe rregullon marredheniet mes dy vendeve ne fushen e kembimeve tregtare dhe investimeve eshte i plote e i perditesuar si dhe evidentoi angazhimin konstant te qeverise zvicerane ne realizimin e projeketeve te ndryshme zhvillimore ne Shqiperi dhe hapat e ndermara nga qeveria per nxitjen dhe mbeshtetjen e investimeve te huaja. Theksoi po ashtu faktin se Zvicra sot renditet ne vend te pare ne investimet e huaja direkte ne Shqiperi duke ftuar bizneset e pranishme te investojne ne sektorin e bujqesise ne Shqiperi.Perfaqesuesit e institucioneve te tjera shqiptare prezantuan para kompanive zvicerane zhvillimet ekonomike ne Shqiperi duke u ndalur kryesisht ne mundesite qe ofrohen dhe potencialet e Shqiperise per eksportet ne sektorin e bujqesise.
Ne kete event perfaqesues te Deloitte Albania informuan te pranishmit mbi sistemin ligjor dhe ate te taksave ne Shqiperi. Nga ana tjeter perfaqesues te kompanise se njohur zvicerane te prodhimit te kepuceve Kunzli dhe kompanise SICPA prezantuan pervojen pozitive te ketyre kompanive ne zhvendosjen e aktivitetit ne Shqiperi. Bizneset shqiptare te pranishme ne aktivitet organizuan takime B2B me ato zvicerane duke prezantuar projekte te ndryshme investimi ne Shqiperi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00