Takim me Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Federatës Zvicerane të Kishave Protestante

Ambasadori, z.Ilir Gjoni, priti në ambjentet e Ambasadës, z. Serge Fornerod, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë të Federatës Zvicerane të Kishave Protestante.

Gjatë takimit, ambasadori Gjoni informoi z. Fornerod, se liria e besimit në Shqipëri është e garantuar me kushtetutë dhe bëri gjithashtu një prezantim të besimeve që ushtrohen në Shqipëri, funksionimin e tyre dhe bashkejetesen e harmonishme ndërfetare. “Shqiptarët, vlerësoi z. Gjoni, janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare”. Në këtë konstekst rikujtoi marshimin e klerikëve shqiptarë në “Sheshin Republika”, Paris në nder të viktimave të sulmeve terroriste në 2015.

Nga ana e tij, z. Fornerod, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim mes klerikëve të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe shprehu interes për bashkëpunimin e Federatës Zvicerane të Kishave Protestante me ambasadën dhe shoqatat fetare shqiptare në Zvicër, pasi kjo do të ndihmonte në ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes besimeve të ndryshme fetare që ushtrohen në Zvicër.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00