Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2021/2022, në mjediset e Ambasadës së RSH-së, u organizua një takim pune me mësimdhënësit e gjuhës shqipe të inkuadruar në "Shkollën Shqipe" në Zvicër për të diskutuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor. Përpjekja dhe investimi i mësuesve për gjuhën shqipe dhe arsimimin në shqip të fëmijëve shqiptarë në Zvicër është një mision fisnik dhe gjithmonë në fokus të punës së Ambasadës së RSH në Bernë. Ambasada e RSH në Bernë përfiton nga rasti për t'u bërë apel të gjithë prindërve dhe fëmijëve të moshës shkollore që të ndjekin masivisht mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë së Atdheut të tyre.