Takimi me përfaqësuesit e shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër

Në vijim të takimeve me përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori I.Gjoni dhe Këshilltari i Ambasadës V. Gashi kanë pritur tre grupe të të ndara të përfaqësueseve të shoqatave të Luginës që veprojnë në Konfederatën Zvicerane.

Biseda është fokusuar në çështjet që lidhen me mundësitë e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Shoqatave. U bisedua për konkretizimin e bashkëpunimit, si dhe mundësinë e unifikimit të këtyre shoqatave në një Union.

Të treja grupet e pjesëmarrëseve në takim, theks të veçantë i kanë dhënë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.

Faza vijuese, pas takimeve të mbajtura deri tani, do të jetë konkretizimi i angazhimeve të ndërmarra nga të gjithë aktorët e kësaj iniciative.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00