Vendi i Shqiponjave Ju fton në Atdhe

Nga Diaspora në Atdhe !
 
Samiti i III i Diasporës Shqiptare.
 
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë.
 
Krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
 
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
 
Ejani ta kthejmë këtë ditë në një projekt konkret për të ardhmen e dëshiruar të shqipëtarëve.
 
Për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të regjistroheni në linkun e mëposhtëm:
 
https://docs.google.com/.../1FAIpQLScklu0RnfARiY.../viewform

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00