Sot (06.06.2021), në Ambasadën e RSH-së në Bernë u shpërndanë çmimet e fituesve të konkursit të çelur me rastin e 1 qershorit, Ditën e fëmijëve, nga Shkolla Shqipe në Zvicër.
U vlerësuan me certifikata mirënjohjeje fituesit në disiplinat lexim, recitim dhe këndim, që përfaqësuan Shkollën Shqipe në Zvicër.
Prindërit dhe nxënësit e pranishëm i përshëndeti Ambasadori I.Gjoni i cili shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të vegjlit dhe prindërit shqiptarë për përpjekjet që bëjnë për të përçuar kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare.