Në datë 29 qershor 2021, në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme në Bernë, u zhvilluan konsultimet e radhës diplomatike mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Delegacioni shqiptar i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryesohej nga z. Sokol Dedja, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Çështjeve Politike dhe Strategjike, me përbërje, z.Ilir Gjoni, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Konfederatën e Zvicrës, znj.Irida Laçi, Drejtore e Drejtorisë së Evropës dhe Azisë Qëndrore, z.Gazmend Turdiu, Drejtor, Drejtoria e Këshillit të Sigurimit, z.Ardian Lubonja, Specialist, Drejtoria e Evropës dhe Azisë Qëndrore, dhe diplomatja znj.Elona Dushallari. Pala zvicerane kryhesohej nga Ambasadorja znj.Anna Ifkovits Horner, Zv.Sekretare e Shtetit për Çështjet Politike, Drejtuese e Departamentit të Euroazisë, Ambasadori z.Frank Gruter, drejtues i Departamentit të OKB-së, znj.Carin Salerno nga Devizioni SDC-së për Ballkanin Perëndimor, z.Markus Schrader nga SECO dhe znj.Sonja Meinen nga MPJ zvicerane.
Në takim u evidentua fryma miqësorë dhe konstruktive e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona, si dhe vullneti për të intensifikuar më tej dialogun politik mbi bashkëpunimin në nivel bilateral, rajonal dhe multilateral. Angazhim i përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjithë fushat me interes të përbashkët.
Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës janë zhvilluar në dinamikë konstruktive, dëshmi ishte dhe jubileu i 50 i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike gjatë vitit të shkuar.