Zhvillohet aktiviteti kulturor me rastin e dhjetë vjetorit të Shoqatës Zvicër-Shqipëri

 
Më 27 nëntor 2017, Shoqata Zvicër-Shqipëri, zhvilloi një aktivitet kulturor me rastin dhjetë vjetorit të saj.
Në ceremoninë e organizuar në këtë përvjetor morrën pjesë anëtarë të shoqatës, njohës dhe miq të Shqipërisë, deputetë kantonalë shqiptarë në Zvicër, shkrimtarë, etj.
Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, vlerësoi aktivitetin e deritanishëm të shoqatës dhe shprehu besimin se ajo do të vazhdojë të jetë një element i rëndësishën në forcimin e marrëdhënieve shumëdimensionale mes dy vendeve.Gjatë aktivitetit, z.Zef Ahmeti, nga Instituti Shqiptar i St.Gallenit, mbajti një ligjeratë mbi historinë e marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë, ish ambasadori zviceran në Shqipëri, z.Francis Cousin, solli përvojën e tij diplomatike në Shqipëri, ndërsa Presidenti i Shoqatës zvicerane-shqiptare, z.Lars Haefner, bëri një retrospektive të aktiviteteve zvicerane në Shqipëri gjatë këtyre viteve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00