Zhvillohet Forumi Shqiptaro-Zviceran mbi Financat, Sigurimet dhe Patundshmëria

Më datë 17 nëntor 2023, Ambasadori M.Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë i Ambasadës, z.V.Gashi, mori pjesë në Forumin shqiptaro-zviceran mbi financat, sigurimet dhe patundshmëria të organizuar nga Platforma mediale “Albinfo” albinfo.ch, në ambientet  e Muzeut të FIFA-së në Zyrih.
Në këtë forum, të ndarë në disa panele, morën pjesë shumë profesionist shqiptarë të këtyre fushave, të cilët janë kompani të tyre dhe janë të integruar shumë mirë në Zvicër.
Dy Ambasadorët pjesëmarrës në këtë forum, ai i RSH-së, z.Mustafa Nano dhe i RKS-së, Sami Ukelli përshëndetën pjesëmarrësit dhe folën mbi rëndësinë e integrimit në shoqërinë zvicerane.
Ambasadori M.Nano, shprehu kënaqësinë mbi zhvillimet pozitive të diasporës shqiptare në Zvicër. Këtë e tregoi edhe niveli i organizimit të këtij forumi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00