Ambasadori M.Nano, në fundjavë (4-5 nëntor 2023), mori pjesë në Kampionatin Zviceran "Taekwondo-së 2023", një aktivitet sportiv në të cilën morën pjesë dhe mbi 50 sportistë të kësaj dicipline me origjinë shqiptare.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte se për herë të parë një kampionat zviceran i Taekwondos u organizua nga shqiptarët në Zvicër, konkretisht nga Klubi Taekwondos "Krasniqi".
Ambasadori Nano, përgëzoi organizatorin e këtij eventi, z.Bashkim Krasniqi, duke i dhënë mbështetjen e Ambasadës dhe mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Në ceremonin e hapjes morën pjesë edhe nga Ambasada e Kosovës në Bernë, z.Gjenis Haxhimehmeti, Presidenti i Federatës së Zvicrës në këtë sport, Ambasador e shumë pjestar të komunitetit shqiptar në pjesën frankofone.