Në datë 11 dhjetor 2016, në Zyrih, u zhvillua konferenca për mësimin e gjuhës shqipe organizuar nga Lidhja e Prindërve dhe Arsimtarëve Shqiptarë (LAPSH) dhe Kuvendi Shqiptar. Në konferencë mori pjesë ambasadori, z.Ilir Gjoni. Ishte i pranishëm dhe Ministri i Diasporës së Kosovës, z. Valon Murati dhe ambasadorja e Kosovës në Bernë znj. Nazane Breca. Konferenca evidentoi një sërë problemesh që kanë të bëjnë me organizimin e punës dhe nevojën për të rritur efikasitetin në tërheqjen e saj më shumë nxënës shqiptarë për të ndjekur kurset e gjuhës të organizuara nga LAPSH. Konferenca u bëri thirrje të gjithë prindërve të ndërgjegjësohen për domosdoshmërine për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe si një element i domosdoshëm për integrimin e tyre, por dhe për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës, kulturës e traditave tona.