Më datë 4 dhe 5 maj, Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave i RSH-së, z.Arben Ahmetaj, mori pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës e cila u zhvilluar në qytetin e Luganos. Gjatë punimeve të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, z.Ahmetaj takoi Presidentin dhe MPJ e Zvicrës, Ignazio Cassis, Kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal, Kryetarin e Kuvendit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk, si dhe Sekretaren e Shtetit njëkohësisht Kryesuese e Negociatave me BE të Konfederatës së Zvicrës znj. Livia Leu.
Në tryezën e diskutimit mes Delegacioneve dhe Organizatave Ndërkombëtare pjesëmarrëse mbi "Deklaratën e Luganos" dhe shtyllat kryesore të planit për Rindërtimin e Ukrainës, z.Ahmetaj në emër të RSH ndau qëndrimin e përbashkët për rëndësinë e procesit të Rindërtimit, Rimëkëmbjes dhe Reformave në Ukrainë.
Në aspektin politik, Shqipëria si vend anëtar i NATO dhe anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku mbajti presidencën gjatë Qershorit 2022, ajo ka luajtur një rol proaktiv e të patjetërsueshëm në bashkërendimin e mbështetjes globale për Ukrainën. Ahmetaj në konferencë ka theksuar se Shqipëria mbetet të angazhuar së bashku me partnerët euro-atlantikë të vijoj përpjekjen e koordinuar për garantimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, Europë e më gjerë.
Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave i RSH-së, z.Arben Ahmetaj në Konferencën e Luganos shoqërohej nga Drejtoresha e Drejtorisë së Europës dhe Azisë Qendrore pranë MEPJ, znj.Irida Laçi Lika dhe Ambasadori i RSH në Bernë, z.Ilir Gjoni.