Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në Ambasadë zvnd-Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë Gabriel Escobar.
Ambasadorja Floreta Faber i përcolli urimet e rastit për pozicionin e tij të ri dhe duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera shprehu gatishmërinë e vijimit të bashkëpunimit.
U dakordësua vijimi i bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e mëtejshëm të agjendës sonë dypalëshe; mbështetje në realizimin e axhendës së Shqipërisë në BE dhe nxitja e bashkëpunimit në planin ekonomik.