OKB, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm: Parandalimi, motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë

Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres për të avancuar prioritetet  e përbashkëta gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. 
"Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm që parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë. Ne si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe", tha ministrja Xhaçka mes të tjerash.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Numri i emergjencës: +1 347 241 4434

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al