Ambasadorja Znj. Floreta Luli- Faber zhvilloi nje takim me themeluesen e Shoqates Shqipetare te Grave dhe Vajzave( Association of Albanian Girls and Woman ( AAGW), anti- trafic) dhe Znj. Teuta Bucaj, mbeshtetese e AAGW, Drejtore e Burimeve Njerezore ne SHBA per UNHCR. Ambasadorja shprehu mirenjohjen per perkushtimin dhe angazhimin e AAGW ne Shqiperi.
Gjithashtu, Ambasadorja ofroi gatishmerine e Ambasades per te bashkepunuar ne organizimin e aktiviteteve qe do te kene fokus informimin e shoqatave dhe veprimtarive te komunitetit Shqipetar mbi rendesine e misoni te kesaj shoqate ne ndihme te viktimave te trafikimit.