Gjatë një ceremonie të organizuar nga ambasada, mëngjesin e 28 nëntorit flamuri kombëtar u ngrit në Bashkinë e Otavës, për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!
Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça dhe ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu.
Ceremonia vijoi në ambientet e ambasadës së Shqipërisë ku çifti i muzikantëve profesionistë nga Toronto, znj. Entela Galanxhi dhe z. Qazim Kallushi performuan pjesë muzikore nga kompozitorët shqiptarë, duke krijuar atmosferën e festës!
Ceremonia u organizua në përputhje me rregullat në kuadër të COVID-19.