Ratifikohet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore Shqipëri-Kanada.

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri. Tashmë procedurat për hyrjen në fuqi të marrëveshjes janë përfunduar nga të dy vendet. 
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.
Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00