Ambasadori Muça i është bashkuar entuziazmit të fëmijëve dhe familjeve të tyre për rifillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Montreal, fryt i përpjekjeve të Bashkësisë Shqiptare të këtij qyteti. Ai ka dhuruar abetaret dhe librat për mësimin e gjuhës shqipe, si edhe disa libra për lexim jashtëshkollor.
Suksese, të dashur fëmijë, në rrugëtimin e mësimit të gjuhës sonë të bukur shqipe!