Ministrja Xhaçka: Duke e trajtuar çdo ditë si një 8 mars, vetëm kështu gratë dhe vajzat do të arrijnë atë çka meritojnë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ka shprehur urimin e saj për festën e 8 marsit.
Në video gjithashtu shfaqen edhe disa prej grave dhe vajzave, pjesë të stafit të MEPJ, duke përcjellë mesazhe mbi forcën e gruas, fuqinë e rolit të saj në shoqëri etj.
Ministrja Xhaçka u shpreh se 8 Marsi duhet të jetë më shumë një ditë për t’u mobilizuar për të bërë më shumë, sesa një ditë për të festuar.
“Ndërkohë që gratë kanë arritur të fitojnë sot një përfaqësim e fuqi për të ndikuar në fatet e vendit, ana tjetër e medaljes është që gra e vajza anembanë vendit vazhdojnë të përballen me dhunë, abuzim e diskriminim. Dua t’i bëj thirrje çdo gruaje e çdo vajze që të vazhdojmë të punojmë, të luftojmë, sepse një shoqëri më e drejtë për gratë, është një shoqëri më e mirë për të gjithë. Dhe të mos harrojmë për asnjë moment, që e vetmja mënyrë sesi mund të arrijmë atë që meritojnë gratë dhe vajzat, është duke i kushtuar kauzës tonë çdo ditë, po aq vëmendje e po aq rëndësi, sa i kushtojmë në 8 Mars”, tha kryediplomatja shqiptare.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00