Përkujtohet në Bruksel zgjerimi i NATO-s pas Luftës se Ftohtë. Ministri në Detyrë Cakaj merr pjesë në ceremoni.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Bruksel nga Fondacioni gjerman “Marshall”, për të celebruar tre raundet e zgjerimit te Aleancës së Atlantikut pas Luftës së Ftohtë, duke ritheksuar rëndësinë e lidhjes transatlantike për sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian me zgjerimet e viteve 1999, 2004 dhe 2009, ky i fundit, viti që shënoi edhe anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë. 

Nëpërmjet këtij aktiviteti u vu në dukje rëndësia e madhe që ka për Aleancën zgjerimi me vendet e ish bllokut lindor, si dhe angazhimi e kontributi i çmuar i këtyre vendeve në adresimin e sfidave të sigurisë me të cilat përballet sot NATO.

10 vjet pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria renditet ndër vendet aktive dhe me një rol të vlerësuar si në aspektin e kontributit ushtarak për paqen dhe sigurinë në sfidat e krahut Lindor dhe Jugor të Aleancës, ashtu edhe për ecurinë e përmbushjes së angazhimeve të marra për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes, në linjë me objektivat e Aleancës.

Të ftuar specialë në ceremoninë e sotme ishin përfaqësues të vendeve aleate si Çekia, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria dhe Kroacia, pjesë e zgjerimit të NATO-s në dekadat 1999 – 2019​.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00