Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka theksoi nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta”, shkroi ministrja në rrjetet sociale.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.