Xhaçka në Forumin e Antaljas: Vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare - kyç për besueshmërinë e BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrni pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj. 
“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.
Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
https://www.youtube.com/watch?v=CliVX5ImWOo

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00