Më datë 22 maj 2026, Ambasada e Shqipërisë në Berlin organizoi aktivitetin “NATO-Luncheon“, në kuadër të informimit të vendeve të Aleancës mbi zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Shqipëri.
Tematika e përzgjedhur për këtë aktivitet ishte “Industria shqiptare e mbrojtjes – vizioni dhe sfidat”.
Aktiviteti u moderua nga Atasheu Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, Kolonel Arben Zani dhe u përshëndet nga Ambasadorja, znj. Adia Sakiqi.
I ftuar nderi në këtë aktivitet ishte Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Industrisë së Mbrojtjes, z. Dorian Tola, i cili prezantoi vizionin, hapat dhe objektivat e Qeverisë shqiptare për rivitalizimin dhe ngritjen e industrisë ushtarake.





