Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Ambasada e RSH në Berlin, Shoqata e Biznesit Gjermani-Shqipëri (DAW), Komiteti i Biznesit për Evropën Lindore (OA), Shoqata Federale e Tregtisë së Jashtme (BGA), si dhe Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) bashkëorganizojnë Konferencën Ekonomike Shqipëri-Gjermani.
Data: 30 prill 2026 – Ora: 9:00 deri 16:00
Vendi: Haus der Deutschen Wirtschaft, Breite Str. 29, 10178 Berlin
Konferenca pasqyron një qasje gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt së ardhmes për bashkëpunimin ekonomik, duke mbuluar sektorë strategjikë kyç si energjia, infrastruktura, industria, shërbimet, ICT, turizmi dhe bujqësia.
Kjo konferencë do të ketë tryeza të rrumbullakëta, panele dhe workshope. Programi përfshin panelet si më poshtë:
-Panel diskutimi: “Infrastrukturë – Energji e Rinovueshme – Industri”
–Pandel diskutimi: “Shërbime – ICT, Turizëm – Tregti”
–Workshop “Aftësitë e Reja”
–Workshop “Mundësitë e Investimeve dhe Mbrojtja e Investimeve”
–Workshop “Ushqimi dhe Bujqësia – Investimet dhe Bashkëpunimi Ekonomik”
Të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje në linkun si më vijon https://event.dihk.de/GermanAlbanianBusinessConference2026



