Katedra e Albanologjisë në universitetin Ludwig-Maximilian në Mynih njofton se data e mbylljes së procesit të aplikimit për programin Master në Albanologji është 15 korrik.
Për më shumë informacione mbi këtë Master, shikoni faqen e katedrës së Albanologjisë në internet tek https://www.albanologie.uni-muenchen.de/index.html
Për të aplikuar, dorëzoni materialet e mëposhtme në adresën sprachwiss@lrz.uni-muenchen.de.
Dokumentet e kërkuara:
– Diploma e Bachelorit
– Lista e notave
– CV
– Certifikata e njohjes së gjuhës gjermane (të paktën niveli B1)



